Lidhje


31-vjeçarja vdiq pas ndërhyrjes estetike, familjarët padisin mjekët e Spitalit Amerikan

Një ngjarje e rëndë u regjistruar në “Spitalin Amerikan 2” në Tiranë, ku 31-vjeçarja Irida Hasalla humbi jetën, një ditë pasi kreu një ndërhyrje estetike për humbjen nga pesha. E reja iu nënshtrua një procedure estetike të liposucionit ditën e hënë, ndërsa të martën pësoi trompozë dhe ndërroi jetë. Mësohet se familjarët e 31-vjeçares kanë depozituar një kallëzim në komisariatin nr. 4 ndaj mjekëve të spitalit, ku i akuzojnë për mjekim të pakujdesshëm.

 

 

Një ditë më parë, vëllai i viktimës, Arenc Hasalla, deklaroi për mediat se motra e tij vuante nga tumori në mitër për të cilin kurohej në Belgjikë. Sipas tij, mjekët e Spitalit Amerikan ishin në dijeni të kësaj gjëje dhe nuk duhet ta kryenin operacionin, por i thanë se ndërhyrja nuk do të ndikonte në gjendjen e saj.

 

 

Aktualisht trupi i Irida Hasallës ndodhet në morg ku po i bëhet autopsia. Zyrtarisht, policia e Tiranës nuk ka bërë asnjë njoftim për rastin në fjalë, ndërsa nuk është hera e parë që spitali Amerikan denoncohet për ngjarje të tilla të rënda.

 

Nga Boldnews

XS
SM
MD
LG