Lidhje


“Deputet për 5 minuta" /Toma e kthen betimin në dalje emergjence

Pasditen e kësaj të premte është bërë betimi i deputetëve që fituan mandate pas zgjedhjeve që u mbajtën në 11 maj 2025 në mbarë vendin tonë. 138 deputetë u betuan në seancën e drejtuar nga Sasil Llajo si deputeti më i vjetër në sallë, pasi Sali Bershish dhe Tritan Shehu nuk pranuan të drejtojnë seancën, me pretendimet se nuk i njohin zgjedhjet e 11 majit, pavarësisht se ndodhen brenda sallës.

 

Dy deputetë të PSD-së, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo kanë hequr dorë nga mandati që siguruan nga listat e mbyllura të partisë së tyre në Qarkun Shkodër. Sipas renditjes, mandatet e tyre u kalojnë Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku.

 

Kujtojmë se Tom Doshi ishte një nga kryetarët e partive më të përfolur për blerje votash gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit. Shumë qytetarë raportuan se Toma po shpërndante para ‘me thasë’ në veri të vendit, për të siguruar mbështetje për partinë e tij./joq

XS
SM
MD
LG