Lidhje


Berisha i bën ‘qokën’ e radhës Metës, ja tre deputetet që kalojnë te PL për të formuar grupin parlamentar

Partia e Lirisë do të ketë grupin e saj parlamentar i përbërë nga 7 deputetë. Sipas marrëveshjes me PD, grupit të deputetëve të PL Tedi Blushi, Edmond Haxhinasto, Brunilda Haxhiu dhe Erisa Xhixho, I janë shtuar dhe 3 deputete nga grupi parlamentar demokrat.

Ina Zhupa, Ledina Alolli dhe Klodiana Çapja do të jenë pjesë e grupit të PL ku kryetar do të jetë Tedi Blushi dhe zv/kryetar Edmond Haxhinasto. Ndërsa deputetja Erisa Xhixho do të  jetë zëdhënëse e grupit parlamentar të PL.

 

Grupi parlamentar i PL

Tedi Blushi – Kryetar

 

 

Edmond Haxhinasto – Zv/Kryetar

 

Erisa Xhixho – Zedhenese

Brunilda Haxhiu – Sekretare

Ina Zhupa

Ledina Alolli

Klodiana Çapja

XS
SM
MD
LG