“Na e kërkon BE-ja termin ‘gjini’”/ Hartuesja e draftit për barazinë gjinore: Realiteti tregon se nuk ka vetëm burrë e grua. Ligji duhet të mbrojë edhe persona me identitet të ndryshëm gjinor

Një nga hartueset e projektligjit për “barazinë gjinore”, ekspertja Mirela Arqimandriti, deklaroi në emisionin Log. se përdorimi i termit “gjini” në projektligjin e ri është një kërkesë e vazhdueshme e ndërkombëtarëve dhe një hap i domosdoshëm në kuadër të përafrimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Ajo sqaroi se dy konventa ndërkombëtare të rëndësishme, ku Shqipëria është palë, rekomandojnë përdorimin e këtij termi për të zgjeruar konceptin përtej binaritetit tradicional “burrë-grua” dhe për të garantuar mbrojtjen ligjore të personave me identitete të ndryshme gjinore.
“Ne duhet ta zgjerojmë terminologjinë me termin gjini që këta njerëz të jenë të mbrojtur, pasi aktualisht nuk kemi statistika gjinore. Realiteti tregon se nuk ka vetëm burra dhe gra”, tha Arqimandriti.
Sipas saj, diskriminimi i personave me identitet të ndryshëm gjinor buron nga pabarazia, dhuna dhe patriarkalizmi, çka i bën ata të mos e shfaqin hapur identitetin e tyre. Futja e termit “gjini” synon të forcojë ligjin dhe të garantojë që askush të mos mbetet jashtë mbrojtjes nga diskriminimi.
Mirela Arqimandriti: Termi gjini i përdorur në kuadrin e ligjit për barazinë gjinore është reflektim i realitetit shoqëror, sepse përfshin dhe respekton diversitetin e identiteteve të ndryshme gjinore.
Termi gjini nga ana tjetër nuk mohon binaritetin tradicional mashkull-femër përkundrazi e zgjeron me identitete të ndryshm gjinore. Nga ana tjetër ndihmon ligjin nga diskriminimi që të veprojë ashtu sic duhet.
Diskriminimi krijohet nga pabarazia, dhuna, patriarkalizmi, e githë kjo bën që ata të mos e shfaqin identitetin gjinor.
Këta persona kanë probleme të ndryshme që vjen si pasojë e identitetit gjinor dhe shtypjes për të mos e shfaqur identitetin gjinor.
Futja e termit gjini ka disa arsye, Shqipëria aderon në konventat ndërkombëtare po shkon drejt BE-së, dy konventat e rëndësishme ndërkombëtare kërkojnë dhe vazhdimisht kanë rekomanduar që Shqipëria të përdorë termin gjini dhe për të zgjeruar binaritetin tradicional. Ne duhet të bindemi vetë, se midis ne ka njerëz që kanë identitet të ndryshëm gjinor nuk ka vetëm burra dhe gra. Ne duhet ta zgjerojmë terminologjinë me termin gjini që këta njerëz të jenë të mbrojtur dhe ne skemi statistika gjinore./tpz