Lidhje


Elisa Spiropali nis detyrën me lypje për bashkëpunim me ministrin izraelit Gideon Sa’ar

Puna e pare e ministres se jashtme Spiropali? Të thellojë bashkëpunimin me shtetin e Izraelit. Gjatë ditës së sotme Elisa Spiropali, ka reaguar ndaj urimit të ministrit izraelit Gideon Sa’ar, i cili i uroi sukses në detyrën e re.

 

Në një postim në platformën X, Sa’ar shkruante: “I uroj shumë suksese ministres së re të Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali. Ne vlerësojmë miqësinë e gjatë mes kombeve tona dhe e çmojmë veçanërisht bashkëpunimin tonë.”

 

Spiropali iu përgjigj duke vlerësuar mesazhin e tij dhe theksuar rëndësinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Izraelit: “Shqipëria vlerëson thellësisht miqësinë historike dhe lidhjet e qëndrueshme me Izraelin dhe jemi gati të thellojmë bashkëpunimin, përfshirë edhe në fushën jetike të sigurisë, duke punuar së bashku për prosperitet dhe stabilitet të përbashkët.”

Elisa Spiropali nis detyrën me lypje për bashkëpunim me ministrin

Qeveria e Shqipërisë ndërkaq nuk ka bërë deri më sot asnjë deklaratë apo qëndrim publik për situatën në Gaza. Politika shqiptare në përgjithësi dhe nga të gjithë krahët e ka kaluar në heshtje gjenocidin që po kryhet në Gaza. Pak ditë më parë Shqipëria abstenoi gjatë një votimi në OKB për rezolutën që kërkon krijimin e dy shteteve të Izraelit dhe Palestinës. Muaj më parë vetë kryeministri Edi Rama pat deklaruar se Shqipëria do të votojë pro krijimit të dy shteteve. Me votën e saj në OKB dhe me postimin e sotëm servil të Elises ndaj ministrit të jashtëm të Izraelit, Shqipëria mbetet një nga shtetet e izoluara të Europës Perëndimore që nuk ka qëndrim kritik për gjenocidin në Gaza./https://vna.al

XS
SM
MD
LG