Evis Sala sapo mer detyrën njofton stafin : Po marr dy javë pushime!

Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala, sapo ka marrë postin dhe ka vendosur të nisë pushimet jashtë vendit për dy javë. Sipas burimeve, Sala ka njoftuar stafin e saj se do të rikthehet në Tiranë më 2 tetor.
Por duket se ministrja nuk shqetësohet për detyrat e saj pasi në Shqipëri vazhdon misionin fisnik të rruajtjes së tenderave shefi-mentor Klod Allajbeu, kështu q Sala i ka lënë paratë e Shëndetësisë në duar të sigurta.
Angazhimi i saj i fundit publik ka qenë prezantimi i drejtuesve të rinj të dy institucioneve kyçe të sistemit shëndetësor: Anxhela Paparizo në krye të QSUT-së dhe Arti Papajani në krye të FSDKSH-së, emërime që konsiderohen me peshë për shkak të interesave financiare që mbartin.
Megjithatë, largimi i saj vjen në një periudhë kur shëndetësia përballet me sfida të mëdha, duke hapur pikëpyetje për ritmin e reformave dhe vendimmarrjen gjatë mungesës së saj./joq