Lidhje


Kulla e re në Shkodër, Myfti Sytari: Po ndërtohet në tokën e grabitur të muslimanëve

Komuniteti Mysliman i Shkodrës ka reaguar ndaj një projekti të qeverisë dhe bashkisë për ndërtimin e një kulle në zemër të qytetit. Myftiu Muhamed Sytari e ka konsideruar atë të paligjshëm dhe të ndërtuar mbi një pronë të grabitur. Në faljen e së premtes, Sytari publikoi dokumente që sipas tij dëshmojnë pronësinë e Myftinisë së Shkodrës mbi truallin ku parashikohet të ndërtohet kulla.

 

“Askush nuk ka të drejtë të shkelë mbi pronën tonë me projekte që cenojnë historinë, identitetin dhe të drejtën e Zotit mbi këtë tokë,” u shpreh Sytari. Ai lëshoi edhe një paralajmërim të fortë për autoritetet dhe investitorët që po shtyjnë përpara ndërtimin, duke thënë se nuk do të qëndrojnë të heshtur përballë një padrejtësie të tillë.

 

Zona ku parashikohet të ndërtohet kulla është objekt mosmarrëveshjesh prej më shumë se dy dekadash, me pretendime pronësie nga Myftinia e Shkodrës, Kisha Ortodokse dhe familja Laçaj. Proceset gjyqësore janë ende në vijim./politico

XS
SM
MD
LG