Florian Binaj braktis Adriatik Lapajn ende pa nisur mirë nga puna
Aktori Florian Binaj ishte një ndër emrat më të spikatur tek “Shqipëria bëhet” të Adriatik Lapajt. Por në një status në rrjetet sociale, ai ka lënë të kuptohet se do të tërhiqet nga ky angazhim për shkak se arti kërkon kohë dhe përkushtim, ndërsa pjesën tjetër të kohës ia merr familja. Humoristi është parë disa herë në protesta të ndryshme, por asnjëherë nuk është asociuar me një parti të veçantë.
“Të dashur mikesha, miq dhe armiq! Për shkak të disa projekteve artistike personale dhe profesionale të cilat mezi pres t’ju tregoj së shpejti dhe në të ardhmen e afërt, do më duhet të tërhiqem nga disa angazhime që po bëj në të tashmen… Arti cilësor kërkon kohë cilësore dhe përkushtim. Pjesa tjetër e kohës është familja dhe koha për të është e panegociueshme me asgjë! Faleminderit! Ju dua!”, shkruan Binaj në postimin e tij./ Lapsi.al