Lidhje


Abuzime me “Sterilizimet”, Beqaj paraqitet në SPAK/ "Kusuret" e ish-ave të Ramës

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK. Nuk dihet se pse ish-ministri është paraqitur në SPAK, ndërsa ndaj tij, me kërkesë të SPAK, në nëntor 2023, Gjykata ka caktuar masën detyrim paraqitje për akuzën shpërdorim detyre. Hetimi bën fjalë për shkeljet e pretenduara nga SPAK, në koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj tashmë i arrestuar bashkë me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

 

Kujtojme se:

Hesapet e Ilir Beqjes me drejtësinë nuk kanë të mbaruar. Përveç aferës me koncensionin e sterilizimit, për të cilën ai është nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, një tjetër aferë po hetohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Lapsi.al mëson se Gjykata e Posaçme ka miratuar vendimin për lejimin e kontrollit personal dhe të vendeve për disa zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), institucion i cili drejtohej nga Ilir Beqaj deri në fund të nëntorit. Po kështu kontrolle janë kryer edhe në ambientet dhe selitë e disa kompanive të tjera, që dyshohen si të lidhura me ish-ministrin e Shëndetësisë.

Nga Lapsi.al

 

XS
SM
MD
LG