Lidhje


Ahmetaj: Veliaj është pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se Erion Veliaj është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës. Në një intervistë për emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Ahmetaj ka deklaruar se një biznesmen shqiptaro-zviceran i quajtur Besim Hoxha ka 40% të inceneratorit. Në një intervistë për emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Ahmetaj ka deklaruar se një biznesmen shqiptaro-zviceran i quajtur Besim Hoxha ka 40% të inceneratorit.

 

 

"Po kthehem tek inceneratori i Tiranës. Në atë intervistë kam thënë, ndiq paratë. Sot unë kam një besim shumë të palëkundur se, në raport me inceneratorin e Tiranës, Mërtiri është viktimë. Unë kam besimin të konsoliduar se Mirel Mërtiri nuk është më pronari. Ja kanë marrë, e kanë syrgjynosur për t’ia marrë. Po i pyes gazetarët që rrinë të SPAK, pse një biznesmen shqiptaro-zviceran ka 40% të inceneratorit të Tiranës. Besim Hoxha, i ka me letra. Çfarë ka bërë kjo kompani, si i ka marrë dhe si i ka paguar, çfarë lidhjesh ka qeveritarë dhe biznesi në Shqipëri. Çfarë është ky biznesmen. Çfarë lidhjesh, çfarë biznesi ka në Shqipëri. Me kë ka qenë i lidhur, me kë ka bërë transaksione, kush e ka ndihmuar të marrë ARMO-n, çfarë ka bërë me të, si është gjendur ky 40% i inceneratorit të Tiranës. Se është kompania që ka lidhje me garancinë në Dubai, sipas letrave që ka nxjerrë Këlliçi. Unë u habita kur i lexova letrat e Këlliçit dhe po bëja pazëllin, kush qëndron pas këtij njeriu. Këto janë arsyeja pse unë mund të jem kërcënuar dhe do të vazhdoj të kërcënohem edhe pas kësaj interviste. Po, burri njëherë vdes. Kush e ka 40%. Po 20% në parajsat fiskale kush e ka. Mirel Mërtirin e kanë zhdukur nga Shqipëria këta që të them unë për t’i marrë biznesin dhe ia kanë marrë. Mireli tek intervista me ju, ju referua për mua me të drejtë, konceptit të pronarit faktik," tha Ahmetaj.

Nga Dosja.al

XS
SM
MD
LG