Ligji 7501 është komunist në frymë dhe arbitrar në zbatim– Fjalimi i Abdi Baletës që paralajmëroi ndarjen e padrejtë të tokës

Në pranverën e vitit 1993, debati për pronësinë e tokës mbërriti në një nga pikat më të nxehta të jetës parlamentare shqiptare.
Pas miratimit të ligjit nr. 7501 “Për tokën” në vitin 1991, Kuvendi i Shqipërisë diskutonte një projektligj të ri “Për kompensimin në vlerë”, që synonte të përcaktonte mënyrën e dëmshpërblimit për pronarët e tokave të shpronësuara gjatë regjimit komunist.
Në këtë seancë, deputeti Abdi Baleta mbajti një nga fjalimet më të forta të periudhës postkomuniste, duke e cilësuar ligjin ekzistues si “të padrejtë në themel, arbitrar dhe me frymë komuniste”.
Në fjalën e tij, Baleta paralajmëroi me tone të forta:
“Ky ligj do t’i lërë shqiptarët në sherr për shumë kohë. Ky ligj u bën dëm të madh interesave kombëtare të shqiptarëve.”
Fjalë që sot tingëllojnë si një profeci për debatin e pafund mbi pronësinë dhe padrejtësitë që e shoqëruan tranzicionin shqiptar.
Më poshtë botohet fjalimi i tij i plotë, siç është mbajtur në sallën e Kuvendit të Shqipërisë më 21 prill 1993, nën drejtimin e kryetarit Pjetër Arbnori.