Lidhje


Drejtësia e re çon nga qelia në shtëpi Redi Mollën: Vuan nga zemra! Gati të inaugurojë hotelin tek Vollga

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të lirojë nga burgu ish-drejtorin e Bashkisë së Tiranës e grupit "5D", Redi Molla, duke ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

 

Duket se drejtësia e re ka mbyllur hesapet me ish-drejtorin e UKT pasi hoteli me 5 yje i këtij të fundit tek Vollga në Durrës ka përfunduar dhe është gati ta inaugurojë.

 

73-vjeçarit Selim Molla, babai të ish-drejtorit të Bashkisë iu dha statusi invesitor strategjik për hotelin me 5 yje në mes të shëtitores së Vollgës. Kapitali i kompanisë së tij “Restur” është vetëm 100 Lekë dhe nuk ka përvojë të mëparshme në hoteleri-turizëm por as regjistra financiarë të veprimtarisë së saj në asnjë lloj fushe.

 

Molla ka blerë 24% të aksioneve të kompanisë “Mediterranean Investment Group” që do ndërtojë hotelin, me vlerë mbi 200.000 $, teksa vlera e hotelit Crowne Plaza Durrës shkon mbi 20 MLN €.

Ky vendim sipas gjykatës, është marrë për arsye shëndetësore, pasi Molla raportohet se vuan nga probleme kardiake dhe prej muajit korrik po i nënshtrohet trajtimit mjekësor.

 

Redi Molla u arrestua si pjesë e hetimeve për dosjen “5-D”, që lidhet me një skemë të dyshuar korrupsioni në Bashkinë e Tiranës. Sipas akuzës, ai dhe disa zyrtarë të tjerë kishin përfituar tendera publikë nëpërmjet kompanive të regjistruara në emër të të afërmve të tyre./joq

XS
SM
MD
LG