“Shpopullimi është fakt”/ Begaj pranon ndryshimet demografike: Numri i nxënësve në shkolla është pakësuar

Braktisja e shkollave dhe e braktisjeve rurale tashmë pranohet nga të gjithë. Presideni i Shqipërisë Barjam Begaj, i pranishëm në Konferencën Rajonale për Ndryshimet Demografike dhe Tergun e Punës, foli haptazi se trajtimi i sfidave të demografisë duhet të bëhen me seriozitet dhe përgjegjshmëri.
“Para pak kohësh mora pjesë në ceremoninë hapëse të vitit të ri shkollor, jo shumë larg nga Tirana, u kënaqa nga prania e nxënësve , por jo nga faktet që m’u thanë aty.
Numri i nxënësve në shkolla ishin pakësuar, klasat kolektive ishin prezente, në rrugët e zonës nuk kishte më gjallëri, nuk kishte rini dhe ishte shtuar mosha e tretë, që nuk mund të punonin.
Pra demografia është fakt dhe trajtimi i sfidës së demografisë me përgjegjësi dhe seriozitet, sot është pak vonë, por duhet bërë sot sepse ndoshta nesër nuk mund të ketë mundësi të dytë.” u shpreh Begaj.