Lidhje


“Sala i kërkon Paparizos të firmosë ndërtimin e kullave në QSUT dhe vendime korruptive”

Anxhela Paparizo firmosi dorëheqjen vetëm pak ditë pas marrjes së detyrës si drejtoreshë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Sipas Prapapskena, ajo refuzoi të firmosë vendime me pasoja financiare dhe nuk pranoi të përfshihej në aferat korruptive që lidhen me paraardhësin Florenc Spaho. Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, po përpiqet ta bindë Paparizon të tërhiqet nga dorëheqja.

 

Paparizo duhet të marrë në dorëzim godinën e Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare, ku dyshohet për devijime të kontratave dhe punime fiktive, si dhe godinën e Psikiatrisë Infantile, të cilat janë nën hetim nga SPAK. Po ashtu, ajo është përfshirë në planin për “binjakëzimin” e QSUT-së me Spitalin Amerikan, që synon dhënien me koncension të spitalit dhe konsiderohet projekt me rreziqe për shëndetësinë.

 

Drejtoresha është e detyruar të firmosë shkresa që favorizojnë ndërtimin e një hoteli nga oligarku Pëllumb Salillari brenda hapësirave të QSUT-së, projekt i finalizuar nga Dritan Agolli i FSHZH-së. Në plan janë edhe ndërtimet e kulla të tjera në kompleksin e QSUT-së, pjesë e një skeme më të gjerë të oligarkëve për përfitime të jashtëligjshme në pronat publike të kryeqytetit.

 

Misioni kryesor i Paparizos është ruajtja e linjave të interesave korruptive në QSUT, duke përfshirë monopolin e oksigjenit dhe trajtimin e paligjshëm të mbetjeve spitalore. Në këtë rrjet janë të përfshirë emra si Vilma Nushi, Janis Karathano, Merita Sheqi, Nadir Çausholli, Klod Allajbur, Sokol Topçiu, Lefter Lamaj, Besnik Halili dhe të tjerë, të cilët kontrollojnë tenderat dhe kontratat publike në shëndetësi./joq

XS
SM
MD
LG