Humori i zi: Kur ologarku në fuqi tallet me 'ish ologarkun'
Humori i zi: Gjergj Luca në “arrest shtëpie”, mbështetësit e tij mblidhen poshtë ballkonit. Biznesmeni Gjergj Luca, ka improvizuar një skenë që e shohim çdo mbrëmje, poshtë ballkonit të Sali Berishës.“Nuk më lenë në baltë miqtë e mi edhe kur dënohem me arrest shtëpie". Nuk dihet sesa i ka paguar punëtorët e tij në mënyrë që të brohorisnin me tallje Gjergjin, por ajo që dihet është se aktorët e humorit (Rezart Veleshnja) nuk shkojnë askund për të performuar pa përfituar shuma të majme, kjo ia shton tragjikomedinë situatës.
"Si ballkoni i Zhuljetës në Verona të Italisë është bërë edhe ballkoni im në Labinot të Elbasanit poshtë të cilit dashnorët e lirisë protestojnë çdo natë për mua”, thotë me ironi ai. Poshtë ballkonit, në videon e shpërndarë, duket edhe aktori i humorit Veleshnja i cili kuptohet se ka bërë një 'kapërcim' kualitativ si aktor nga borderotë e një emisioni satirik si Portokallia ka kaluar në borderotë e një oligarku tragjikomik si Luca.
Nga/Gazeta Tema dhe Mexhlis