Arrestimi i Ilir Metës, Dumani: Linte shumë për të dëshiruar, por nuk jemi ne përgjegjës

Në listën e gjatë të pyetjeve që Tedi Blushi kishte përgatitur për Altin Dumanin, ishte dhe ajo mbi çështjen e arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta. Dumani vendosi t’i përgjigjej duke u shprehur kundër mënyrës së arrestimit, por gjithsesi duke mos marrë përgjegjësi, sepse sipas tij, urdhri nuk është ekzekutuar nga ai dhe nuk është përgjegjësi e Prokurorisë.
“Si e cilëson mënyrën e arrestimit të Ilir Metës?", pyeti Tedi Blushi kreun e SPAK në Komisionin e Ligjeve.
“Prokurorët e SPAK nuk marrin urdhra as nga Edi Rama dhe as nga askush. Nuk ekzekuton masa sigurimi BKH, ne ia delegojmë policisë së shtetit.Urdhrat e ekzekutimit i bën policia e shtetit.
Kjo është praktikë e përditshme e ndërtuar ndër vite. Nuk ndihem përgjegjës për mënyrën e arrestimit sepse nuk e kam ekzekutuar unë masën edhe pse ajo lë shumë për të dëshiruar dhe jam kundër kësaj mënyre”, u shpreh Dumani./tpz