Lidhje


Qeveria vendos tarifat e reja për shërbimet në e-Albania, ja sa do të kushtojë për qytetarët dhe bizneset

Në mbledhjen e ditës së sotme qeveria ka përcaktuar tarifat për shërbimet elektronike të ofruara nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për administratën publike, qytetarët dhe subjektet private.

 

Vulat elektronike, certifikatat dhe transaksionet nga platforma për institucionet publike do të jenë pa tarifë, ndërsa për individët 2 mijë lekë në vit. Nënshkrim elektronik (1 vit): 4 800 lekë, për vulosje dokumentesh/transaksion 20 lekë, për certifikatë elektronike fiskalizimi 4 000 lekë në vit dhe transaksion në platformën GG do të kushtojë 15 lekë.

 

Pagesa do të realizohet on-line përmes portalit e-Albania

VKM:

“Këshilli i Ministrave ka përcaktuar tarifat për shërbimet elektronike të ofruara nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për administratën publike, subjektet private dhe qytetarët:
Për institucionet publike:


• Nënshkrim elektronik, vulë elektronike, certifikatë elektronike për fiskalizim dhe transaksione në platformën GG: tarifë zero.
Për subjektet private:
• Nënshkrim elektronik (1 vit): 4 800 lekë
• Vulosje dokumentesh/transaksion: 20 lekë
• Certifikatë elektronike fiskalizimi (1 vit): 4 000 lekë
• Transaksion në platformën GG: 15 lekë
Për shtetas shqiptarë dhe të huaj:
• Nënshkrim elektronik (1 vit): 2 000 lekë


Pagesa: realizohet on-line përmes portalit e-Albania, dhe të gjitha të ardhurat derdhen 100% në buxhetin e shtetit.
Ngarkohen AKSHI për zbatimin e vendimit, i cili hyn në fuqi menjëherë dhe shfuqizon vendimin e mëparshëm të vitit 2020”

XS
SM
MD
LG