SI SOT/ Oligarkët e shëndetësisë që vodhën popullin gjatë pandemisë Covid-19!

Gjatë pandemisë së vitit 2020, qytetarët shqiptarë u përballën me abuzime të rënda në tregun e barnave dhe produkteve mbrojtëse, ku dhjetëra kompani farmaceutike përfituan në kurriz të popullit duke rritur çmimet e maskave dhe dezinfektantëve në mënyrë të pajustifikuar.
Autoriteti i Konkurrencës konstatoi shkelje të hapura të ligjit dhe gjobiti 24 subjekte, mes tyre Delta Pharma AL SHPK (Eduart Curraj), Pharma One SHPK (Ben Petani), Delta Med SHPK (Ben Petani), Alfarmakos SHPK (Izmir Shehu, Vladimir Margjeka), Trimed SHPK (Endrit Hido, Gentiana Peshkatari, Shani Peposhi), Evita SHPK (Ertel Kërçuku, Elona Saraçi), IMI Farma SHPK (Irakli Mio), Fufarma SHA (Isuf Berberi), Medicamenta SHPK (Ilir Shehu), Mini Invest Albania SHPK (Ilir dhe Vilma Antoni, Arben Xhabafti), O.E.S Distrimed SHPK (Orjada Jaho, Ermal Rizaj), Montal SHPK (Skënder Lufi), MSE SHPK (Denisa Bishyti), Farma Net Albania SHPK (Sokol Topçiu), Tresi Farm SHPK (Violeta dhe Toli Goga, Anxhela Çipi), Incomed SHPK (Gentian Kreka), Florifarma SHPK (Frangë dhe Lazer Marku), Lekli SHPK (Luan Lekli), Dial ALB SHPK (Arbër Teqja), Sirol 2008 SHPK (Loris Hitaj) dhe Aquila Group SHPK (Edmond Ziso). Simboli më i madh i abuzimit mbetet MEGAPHARMA SHPK, kompania gjigante që dominoi tregun farmaceutik dhe tenderat shtetërorë, duke shkelur hapur ligjin e konkurrencës.
Pas pesë vitesh të publikimit të artikullit nga JOQ, më 16 tetor 2025, shqiptarët kujtojnë se si në kohën më të vështirë të historisë moderne, kur njerëzit luftonin për jetën, oligarkët e shëndetësisë shfrytëzuan panikun për të zhvatur popullin.
Kjo ngjarje mbetet një kujtesë e hidhur për mënyrën se si interesat e pasura dhe lidhjet politike triumfuan mbi drejtësinë, moralin dhe jetën e qytetarëve shqiptarë./joq