“Ma bëj hallall o bir... "/ Vret veten shqiptarja në Greqi
Dhuna dhe tradhtia në familjen shqiptare në Pirgo të Greqisë, duket se detyroi Fatbardha Palin t’i japë fund jetës duke u vetvarur.Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, ku më pas u gjet edhe trupi i viktimës. Në informacionet e sigurara nga gazetari i Top Channel, Artur Bibe, thuhet se policia gjeti viktimën të varur me një litar pak metra larg spitalit të Pirgosit.
Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët thanë që nuk mundën ta shpëtonin.
Duket se shkak i vetëvrasjes së 47-vjeçares ishin problemet familjare dhe tradhtia e të shoqit, por edhe dhuna psikologjike e ushtruar ndaj saj.
Këtë tregon vetë viktima në një shkrim të publikuar nga vetë ajo në Facebook, ku sqaron me detaje kalvarin e problemeve të saj në familje.
“Turp te keni e mos e befshi piken e hajrit sa te jeni gjall ma lat cunin jetim ma bej hallall o bir babit ja hengren kurvat leket dhe un u detyrova ti djegi shpirti sic me dogji mua . Me futi ne kurth lona me miren. Se ato kishin qen para meje ke ai ju thash do marr i hak ilirit. Xhulio leket i ka lona me drriten se i kerkova ndarje ilirit hoqi leket nga banga mos i ndante ma bej hallall bir i mamit me ndyrsirat nuk rrohet. Mos e befshin piken e hajrit o zot…”, shkruan viktima.
Ngjarja ka shokuar opinionin vendas. Banorë të zonës thonë se viktima ishte njeri pa probleme dhe mjaftë punëtore. Ajo la mbas një djalë.
Nga/Top-channel.tv