54-vjeçari izraelit pë*dhunon një 26-vjeçare në një hotel në Theth

Një shtetas izraelit është proceduar penalisht nga autoritetet shqiptare pas një kallëzimi për abuzim seksual që dyshohet të ketë ndodhur në një hotel në Theth, më datë 9 tetor 2025. Sipas informacionit zyrtar, vajza 26-vjeçare me inicialet E. Z., banuese në Izrael, ka deklaruar në polici se është abuzuar seksualisht nga një shtetas tjetër izraelit.
Personi i kallëzuar është L. C., 54 vjeç, gjithashtu banues në Izrael, i cili po procedohet penalisht në gjendje të lirë, ndërsa çështja i është referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë një qëndrimi të përbashkët në një hotel në fshatin turistik të Thethit.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme për rrethanat e kallëzimit apo masat e mundshme ndaj shtetasit të dyshuar. Prokuroria pritet të vijojë hetimet për të verifikuar faktet dhe për të përcaktuar ecurinë ligjore të çështjes./joq