Lidhje


Një në pesë fëmijë në Shkodër ka përjetuar bullizëm, shpeshherë në rrjetet sociale

Nga fyerjet në oborrin e shkollës te poshtërimet në rrjetet sociale, bullizmi po shndërrohet në fenomen të përhapur mes fëmijëve shkodranë, ndërsa policia mohon se ka raste të raportuara.

 

Në oborrin e një shkolle 9-vjeçare në Shkodër, një vajzë 11-vjeçare qëndron mënjanë, me sytë përdhe. Ajo ka filluar ta ketë frikë shkollën, jo librat, por fjalët. Fjalët që i vrasin përditë vetëbesimin.

 

Babai i saj, i njohur për dhunë ndaj nënës, e përndjek edhe pas ndarjes. Në çdo dalje nga shkolla, ai e pret, e ofendon dhe e poshtëron para shokëve të klasës. Fëmijët imitojnë gjuhën e tij, ia vënë epitetet dhe fjalët fyese që përdor ai, e përjashtojnë nga loja. Vajza, dikur nxënëse e shkëlqyer, sot rri e heshtur dhe ka përmendur disa herë vetëvrasjen.

 

Në një tjetër lagje të qytetit, një djalë 13-vjeçar përballet çdo ditë me talljet e bashkëmoshatarëve për shkak të babait me probleme mendore.

“E quajnë me emrin e të atit, e ngacmojnë, e kanë qëlluar edhe fizikisht,” tregon një punonjëse sociale.   “Ai ka braktisur shkollën për të ndihmuar nënën që mban e vetme katër fëmijët,” shpjegoi ajo.

XS
SM
MD
LG