Lidhje


Zyrtarja e “Bankers Petroleum” me cigare në dorë zgërdhihet duke parë nga lart naftëtarët e varfër që protestojnë

Prej disa ditësh, punëtorët e kompanisë “Bankers Petroleum” kanë hyrë në grevë, duke kërkuar pagesat e prapambetura dhe përmirësimin e kushteve të punës. Sot, ata u mblodhën para zyrave të kompanisë për të bërë zërin e tyre të dëgjohet, duke paralajmëruar se nëse kërkesat nuk merren parasysh, protesta do të zhvendoset në Tiranë.

 

Në mesin e protestuesve ishin edhe familjarë e fëmijë të punëtorëve, një shenjë e dëshpërimit që po thellohet dita-ditës. Por ajo që ka shkaktuar më shumë indinjatë është një foto e publikuar nga protesta, ku shihet shefja e Burimeve Njerëzore e kompanisë Bankers Petroleum, në tarracë, me cigare në dorë, duke vëzhguar protestuesit e varfër e duke u zgërdhirë me ta.

 

Ky gjest, ka nxitur reagime të ashpra, duke u bërë simbol i mospërfilljes ndaj halleve të naftëtarëve që punojnë për të nxjerrë bukën e gojës.

 

XS
SM
MD
LG