Lidhje


Në Tiranë duhet të punosh 18 vite për të blerë një shtëpi!

Në Tiranë duhen 18 vite për të blerë një apartament sipas të dhënave të Numbeo-s për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, duke u renditur ndër pesë qytetet më të shtrenjta të Europës për përballueshmërinë e pronës. Krahasuar me një vit më parë, kur duheshin 15.3 vite, ky tregues është rritur me rreth 3 vite. Në renditjen botërore, Tirana ndodhet në vendin e 37-të.

 

Ndër qytetet europiane me indeksin më të lartë të përballueshmërisë renditen Lisbona me 19.8 vite, Londra me 19.2 vite, Spliti dhe Tirana me nga 18 vite, të ndjekura nga Beogradi me 16.6 vite dhe Parisi me 15.3 vite. Ndërkohë, në Milano duhen 16 vite për të blerë një apartament, çka e rendit Tiranën më të shtrenjtë se një ndër qytetet më të mëdha të Italisë.

 

Sipas një llogaritjeje të bazuar në metodologjinë e “Deloitte”, për të blerë një apartament 70 metra katror në Tiranë duhen 19 paga vjetore reale bruto. Në krahasim, në Amsterdam kërkohen 15.4 paga vjetore, në Athinë 15.3, ndërsa në Pragë 15 paga. Në qytetet më të përballueshme si Odense dhe Torino, mjaftojnë vetëm 4.9 paga vjetore bruto për një apartament të ri.

 

XS
SM
MD
LG