Përgjimet/ Si e mësoi SPAK që Balluku e thërriste Ramën “palloshi i gjatë”
Ditët e fundit që kur doli lajmi se Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK, shumë eksponentë të opozitës, duke përfshirë Sali Berishën po i kujtojnë me ironi faktin që me vartësit e vet, ajo e etiketonte shefin si “palloshi i gjatë”. Kjo nuk është në fakt thjeshtë një nga nofkat që lideri historik i PD-së, në stilin e tij proverbial, u ngjit kundërshtarëve politikë. Lapsi.al ka zbuluar se ky është një togfjalësh që gjendet në dosjen e zv/kryeministres.
Ashtu sikurse dihet tashmë Balluku ka rënë në çark falë mesazheve që u gjetën në celularin e sekuestruar të ish vartësit të saj Ervis Berberi, ish drejtor i rrugëve i burgosur për abuzime në tendera. Ndërmjet të tjerave, në mesazhet që Berberi ruante, madje për ti pasur të sigurta, i kalonte edhe me screenshot tek celulari i gruas, gjendet edhe një që Belinda i ka shkruar atij.
Ajo i bën me dije se në një orë të caktuar do hynte tek zyra e Ramës, dhe pas 5 minutash që ajo do gjendej aty, ai duhet ti dërgonte një njoftim në telefon, në mënyrë që të dy të shtireshin sikur po e mernin vesh aty për një çështje që ata kishin vendosur ti paraqisnin kryeministrit si surprize, duke dashur ti’a hedhin atij. Në këtë kontekst Balluku i shkruan Berberit: ” Në filan orë do hyj tek Palloshi i gjatë…”.
Ndonëse për shkak se nuk ka shkuar ende në gjykatë, nga dosja Balluku ka rrjedhur shumë pak. Publiku nuk është njohur ende me imtësi të saj, siç ka ndodhur me dosje të ngjashme. Prandaj, për këtë arsye, nuk dihet me skatësi se për çfarë teme po komunikonin të dy bashkëbiseduesit as dhe se pse kjo i ka interesuar hetuesve. Por një gjë është e sigurtë. Ndoshta për ti çuar sinjal Ramës se nuk duhet të vazhdojë me mbrojtjen e zvendëses së tij prokurorët e kanë lënë qëllimisht këtë info të rëshqasë. Vështirë të kuptohet se ç’efekt ka pasur ky ‘zbulim” dhe se cila pjesë Ramën e ka prekur më shumë, etiketimi që i bënte Belinda me vartësit apo bashkëpunimi mes tyre në përpjekje për tia hedhur atij.