Garon për Avokat Populli, Endrit Shabani jep dorëheqjen si kryetar i Nisma Thurje
Thursday, 06 November 2025 20:04
Endrit Shabani ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i Nisma Thurje. Me një njoftim zyrtar drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kjo forcë politike ka bërë të ditur se Shabani ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.
Pas dorëheqjes, strukturat drejtuese të Nismës Thurje kanë zgjedhur në krye të partisë Elton Çanajn. Shabani është një nga kandidatët për postin e Avokatit të Popullit dhe pritet të kalojë për votim në Kuvend për të zëvendësuar në këtë detyrë Erinda Ballancën.