Lidhje


Socialisti shkel ligjin, kandidon për Tepelenën, por jeton në Tiranë

Nesër zhvillohen zgjedhjet për kryetar bashkie në pesë bashki të vendit, mes tyre edhe në Bashkinë e Tepelenës. Në këtë garë marrin pjesë Gramos Sako nga Partia Socialiste dhe kandidati i pavarur Gabriel Guma, i cili ka fituar mbështetje të gjerë nga banorët vendas. Megjithatë, një detaj i rëndësishëm ka dalë në dritë lidhur me kandidaturën e Sakos.

 

Sipas të dhënave zyrtare të regjistrit të zgjedhësve, Gramos Sako rezulton i regjistruar si votues në Tiranë, në Njësinë Administrative Nr. 7. Kjo do të thotë se ai nuk figuron votues në Tepelenë, qytetin ku kandidon për kryetar bashkie. Sipas ligjit shqiptar për zgjedhjet vendore, kandidati duhet të jetë banor i bashkisë përkatëse dhe të ketë të drejtë vote aty, përndryshe bie ndesh me kërkesat ligjore për përfaqësim lokal.

 

Gramos Sako ka mbajtur funksione të rëndësishme shtetërore, mes tyre edhe postin e Komandantit të Gardës së Republikës nga viti 2013 deri në vitin 2024. Fakti që ai nuk është i regjistruar si votues në Tepelenë ngre pikëpyetje mbi lidhjen e tij reale me këtë bashki dhe me komunitetin që kërkon të drejtojë. Kjo do të jetë një çështje që qytetarët e Tepelenës do të kenë parasysh kur të shkojnë në kutitë e votimit nesër.

XS
SM
MD
LG