Elsa Ballauri pranon ideologjinë gjinore në shkolla: Kam 15 vite...me 5 antarë të LGBT kam dhënë mësim
Aktivistja Elsa Ballauri, drejtuese e Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut dhe përkrahëse e projektligjit për “më shumë se dy gjini” e ftuar në A2cnn ka pranuar në studio se prej vitesh mëson ideologjinë gjinore në shkolla. Ballauri shprehet se ka 15 vite, që sëbashku me anëtarë të LGBT japin mësim në fakultete dhe flasin me studentët.
"Kam 15 vite që edukoj të rinjtë pikërisht me këtë gjë, me LGBT, sepse ne kemi qenë organizata madje unë personalisht kamë dhënë mësim në fakultet dhe kam thirrur 5 anëtarë të LGBT që të vinin dhe të flisnin me studentët,"-deklaroi Elsa Ballauri.
Deklarata e saj është shpërndarë nga Koalicioni Shqiptar pro familjes dhe jetës. Por çfarë thotë ligji i ri për përfshirjen edhe në institucione.
Ligji i ri për Barazinë Gjinore, nëpërmjet nenit 10 të tij, detyron institucionet, shkollat, median dhe çdo subjekt publik e privat të përdorë gjuhë me ndjeshmëri gjinore dhe gjithëpërfshirëse, si mjet për të ndalur stereotipet, diskriminimin dhe seksizmin në hapësirën publike. Ky është një hap i domosdoshëm për të përmirësuar komunikimin institucional dhe publik në Shqipëri, larg steriotipeve të dëmshme gjinore dhe gjuhës seksiste, për t'u bërë një shoqëri me vlera, standarte dhe kulturë të Bashkimit Europian, ku barazia fillon nga komunikimi dhe respekti i dinjitetit njerëzor.

Ligji për “Barazinë Ligjore” u votua në Kuvend në seancën e 6 nëntorit me 77 vota pro të Partisë Socialiste dhe 36 vota kundër. Projektligji kaloi vetëm me votat e Partisë Socialiste, pasi opozita votoi kundër./ZËRI