Lidhje


Fotoja që po bën xhiron e rrjetit: A është “transformuar” vajza e mozaikut të Muzeut Kombëtar?

Një foto që po qarkullon online ka ndezur diskutime mbi një ndërhyrje të supozuar në mozaikun e famshëm të Muzeut Historik Kombëtar. Në imazhin e publikuar, vajza me pushkë, një nga figurat më të njohura të veprës, shfaqet me pamje të ndryshuar, përfshirë flokët dukshëm më të shkurtër se në versionin origjinal.

 

Përhapja e imazhit ka prodhuar një valë reagimesh në rrjetet sociale, ku disa përdorues kanë ngritur madje edhe aludime se ndryshimi i pamjes mund të ketë sjellë konotacione të reja simbolike, përfshirë referenca ndaj estetikave të komunitetit LGBTQ. Të tjerë, ndërkohë, kërkojnë sqarime për çdo lloj ndërhyrjeje, nëse ajo ka ndodhur vërtet.

 

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nëse fotoja është autentike apo një interpretim i modifikuar.

 

Deri tani, as Instituti i Monumenteve të Kulturës, as ekspertët e restaurimit, dhe as organizatat e shoqërisë civile nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare mbi çështjen.

 

Kjo situatë ngre disa pyetje legjitime: – A ka pasur vërtet restaurim që ka ndryshuar figurën e vajzës me pushkë? – A është fotoja e manipuluar? – Pse mungon komunikimi zyrtar për një vepër kaq të rëndësishme të trashëgimisë?

 

Derisa institucionet të flasin, mbetet e hapur vetëm një gjë: dyshimet janë të shumta dhe kërkojnë sqarim publik./joq

 

XS
SM
MD
LG