Lidhje


Sherr brenda parlamentit, deputetët e PD tentojnë të qëllojnë Ramën

Deputetët e opozitës kanë protestuar sërish në kuvend për përjashtimin e 19 deputetëve që janë ndalur nga garda në hyrje të kuvendit. Në sallën e parlamentit gjithsesi kanë hyrë disa prej deputetëve të përjashtuar ndërsa jashtë sallës zhvillohej një protestë e mbështetësve të opozitës.  Më shumë se 20 minuta iu deshën deputetëve të papërjashtuar të opozitës që të bindnin komandantët e Gardës në Kuvend të hapnin derën e godinës për t’u futur në seancë plenare. Deputetët e Rithemelimit dhe mbështetësit e kreut të grupit Gazment Bardhi kërkuan të futen në seancë, pavarësisht se 19 prej tyre ishin të përjashtuar në seancën e sotme.

 

 

 

Në pamundësi për të kontrolluar se cilët ishin të përjashtuar e cilët jo, efektivët e Gardës i bllokuan të gjithë deputetët e opozitës duke mos i lejuar të futen në Kuvend.

 
 
Ndërkoh që pak metra më tutje kishte nisur protesta e paralajmëruar e opozitës, deputetët që nuk kishin masë disiplinore arritën të futen në sallë, duke shkuar menjëherë drejt tryezës ku qëndrojnë kryeministri Rama dhe ministrat.
XS
SM
MD
LG