Lidhje


Akuzat se paguhen 7 mijë euro në muaj/ Holta Zaçaj zbulon rrogën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ka zbuluar se anëtarët e e këtij institucioni paguhen 290 mijë lekë neto, ndërsa thotë se i kanë propozuar Parlamentit të rishihet paga e tyre në mënyrë të që korrigjohej hierarkia e rrogës në sistemin e drejtësisë. Sipas Holta Zaçajt, Gjykata Kushtetuese është institucioni më i lartë në vend dhe duhet të jetë më i paguari. “Dua të shpjegoj diçka në lidhje me pagat e gjykatës kushtetuese. Kur u rriten pagat, GJK si institucion i pavarur i bëri propozim parlamentit ku kërkuan të rishihet paga. Formulimi që dërguan se duhet të ishte më e larta.

 

Ne deshëm vetëm të korrigjonim hirearkinë e pagave në sistemin e drejtësisë. GJK është institucioni më i lartë në vend dhe është më i paguari.

 

Qëllimi ishte të rregullohej ai parim i prishur në reformën në drejtësi. Nuk kërkuam më shumë, thjesht të vihej në vend parimi.

 

Qeveria deshi ta korrigjonte dhe besoi se dërgoi një projektligj dhe shifrat që ka nxjerrë qeveria janë në bazë të se kush janë funksionarët e lartë më të paguar.

 

Shifrat nuk i kemi prodhuar ne, di të them se rroga është 390 mijë lekë të reja bruto ose 290 mijë lekë neto, shumë afër me gjyqtarin e shkallës së parë. Është shumë e krahasueshme”, tha Zaçaj.

 

Nga Gazeta tema

XS
SM
MD
LG