Lidhje


Firmoset sot dokumenti për njohjen e pensioneve Shqipëri-Itali, përfitojnë 500 mijë emigrantë shqiptarë/Afrimi mes dy vendeve një strategji e volitshme

“Firmoset sot dokumenti për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore në Romë”. Lajmi është bërë me dije nga Kryeministri Edi Rama i cili bëri me dije se mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali dhe mijëra shtetas italian në Shqipëri janë përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje. Një arritje kjo që tenton ti afrojë më tepër dy vendet fqinjë. Ndoshta atë që nuk bëri dot antikiteti e bën modernizmi me lëvizje të 'thjeshta' ekonomike. 

 

 

“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë që sot firmoset dokumenti përfundimtar i marrëveshjes së shumëpritur për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore në Romë, ku mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali dhe mijëra shtetas italian mijë shtetas italianë në Shqipëri janë përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

 

 

Në lidhje me marrëveshjen për njohjen e pensioneve, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të zhvillojë sot një takim me homologun italian, Antonio Tajani ku do të firmosin së bashku dokumentin i cili njeh Sigurimet Shoqërore të të dy vendeve.

 

 

Përmes kësaj marrëveshje do të mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundje, lindshmëria si dhe sigurimin për papunësinë. 

 

 

Dy vendet kanë punuar për një kohë të gjatë për njohjen e pensioneve reciproke, ndërsa dakordësia për marrëveshjen teknike është arritur në korrik të 2022.

 

 

Marrëveshja do i shërbejë të gjithë shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Itali, por edhe italianëve që punojnë në Shqipëri pasi përmes saj do të mundësohet njohja e kontributeve të tyre për efekt të pensioneve të pleqërisë, përfitimet për sëmundjet dhe barrë-lindjet, si dhe sigurimet për papunësinë.

 

/rtsh.al/

XS
SM
MD
LG