Lidhje


Je në përgjim familjarisht...' Si oficeri i policisë, Haxhiaj, i shërbente grupit të Elvis Doçit

Ish oficeri ti arrestuar, Igli Haxhiaj, e paralajmëroi trafikantin e drogës se e gjithë familja e tij ishte në përgjim. Në dosjen që Report Tv ka siguruar, janë të gjitha bisedat kur Igli Haxhiaj i thotë Denis Myftiut se “Ti, Nusja, Nona jote, Asti, i keni telefonat në përgjim dhe bëj kujdes kur flet”,. Madje i thotë se këtë e ke pa pagesë, kur i shkruan sze “kaq sa te thashe e ke dhurate nga shoket”. 

 

“Nga përmbajtja e bisedave të mësipërme kuptohet se informacioni që ofron shtetasi Igli Haxhiaj te personi tjetër është informacion që lidhet me veprimet hetimore që kanë qenë duke u kryer në atë moment ndaj shtetasit Dario Myftiu. Në këtë mënyrë, shtetasi Igli Haxhiaj ka informuar personin tjetër për veprimet e përgjimit telefonik dhe është i gatshëm që ti ofrojë edhe informacione të tjera, por në këmbim të përfitimeve monetare, duke i thënë se, “Nqs do info te tjera bojn lek” dhe “Nje informacion kudrejt nje pagese”, argumenton SPAK në dosje.

 

BISEDA E PLOTË

 

I.Haxhiaj: Ca bone.

 

D.Myftiu: Ca bone ti, mir kalojm, ca bone ti.

 

I.Haxhiaj: Fola pak me ata shoket, se dhe mire mos me u njof vetem per me dal une, dhe me thane qe kishe meraqe per gjoba gjera, dhe jo vete, nuk behet fjale se une prandaj erdha me ata. Po me sigurove ti qe sme nxjerr neper biseda takohemi dhe bashke, po nuk te kam ardh kot. Kam plot varjante po erdha se te njifnin cunat. Dhe cunat jan garanci qe une sjam pa lidhje tek ty. Sepse keto biseda dihet si jane. Ti alarmohesh dhe gabon dhe padashur.

 

D.Myftiu: Nai merak nuk kam, po boshim muhabet, por gjithsesi takona nga e hona, se neser jam me kalamojt, dhe pijm nai kafe e diskutojm.

 

I.Haxhiaj: Blla po deshe te diskutojme duhet me ardh me mendje te qarte qe po te ndihmoj jo qe po ta fus, se nuk jemi nga ata, mire eshte mos njifemi. Kemi kontakt dhe nqs do une do te te them cdo gje dhe te bashkepunojme mos bisesh ne sy tek te tjeret, se kam hall se do flasesh per mua, dhe merret vesh, por avash avash, jo me te bo nder dhe me gjet qeder.

 

D.Myftiu: Ca kom me fol spo te kuptoj, ec o vlla takona folim diskutojm, ca mundsish ke me ndihmu, dhe ku jam per tu ndihmu un.

 

I.Haxhiaj: Une qe te thash dhe per branilin sta thash kot, si cova njeri atij se ai rri dru ne mall, dhe ti e di, dhe une e di. Vlla kjo qe po te them ka ne kosto se sjam vetem une ne kete mes dhe i kam dal une per zot me te ndihmu se te njiftin cuna.

 

D.Myftiu: Jo di tamom se sesht qe rrin me mu.

 

I.Haxhiaj: Nuk jemi per lojra fjalesh kot, po, ok vlla, me fal mua se ndoshta te bezeisa vlla, une e pashe si detyrim nga shoket e mi, me fal mua, qe ste takoj eshte vetem mos digjem une, vllai im se kam problem te flas me ty, nqs ti je i qet ma boj hallal se te shqetesova. Djegiq ime vjen se ti do gabosh dhe vij te te ndihmoj dhe skam pse te rrezikoj.

 

D.Myftiu: Nuk ka lidhje kjo tani, ske pse digjesh si do digjesh.

 

I.Haxhiaj: Po ka lidhje se po bojm lojna fjalesh vlla, une qe po vij sjam kalamo, erdha per arsye se mendova qe jan muhabetet me te qarta, une po fola ngelem borxh tek te tjeret, se i dola une per zot kesaj pune, digjem se ti je i alarmuar dhe gabon vlla. Kete qellim kisha me te ndihmu, ti je ne rregull... po se sje i qete.

 

D.Myftiu: Po te them... po deshe te takona te folim ok.

 

I.Haxhiaj: Vlla kjo pune ka nje kosto dhe po deshe ok po sdeshe ti e di, se vuna dhe shoket ne siklet, dhe po dalin muhabete kot, qe te te ndihmoj dhe ke per ti pa gjojnat vlla. Jemi 3 veta nga 5 mij vlla. Une kam burreri dhe te tregoj gjithcka por duhet ti me bashkpunu dhe mos lon me dyshu qe nga e ke marr vesh. Por do e bejme rastesisht, dmth qe ti e verteton dhe mos biesh ne sy nga e more vesh. Nqs mednos se bohet ok, po mendove se eshte gjobe me fal mua.

 

I.Haxhiaj: Po vazhdove me iden qe eshte gjob po te them prap qe me fal mua, jo cjo nuk eshte gjob, o vlla miq jemi me te gjithe, kur mendon gjoben je gabim se gjoba nuk vehet mes shokesh. Po varjanse fjalet e shumta fukarallik, ma boj hallal mua qe te bezdisa. Me po na thua per miq dhe burrnia ime eshte kjo, Ti, Nusja, Nona jote, Asti, i keni telefonat ne pergjim dhe bej kujdes kur flet. Nqs do info te tjera bojn lek, kalofsh sa me mire vlla, te rujt Zoti, kjo iahte vetem per shoket, dhurat, noten, nuk eshte gjob, e ke gabim. Nje informacion kudrejt nje pagese, po varja, kaq sa te thashe e ke dhurate nga shoket, kalofsh mire vlla.

XS
SM
MD
LG