Lidhje


Prishen pazaret? Vilat e Farkës ndezin konfliktin mes Kostës dhe Ramës

Vendimi i marrë një muaj më parë për shembjen e vilave pa leje që po ndërtonte në Farkë duke se e ka ‘nxehur’ keq Vladimir Kostën, ish-deputetin e Partisë Socialiste, për të lëshuar deklarata të forta ndaj ish-shefit të tij, kryeministrit Edi Rama.
 
 
Ky i fundit teksa ishte në një forum ekonomie u bëri thirrje biznesmenëve të huaj që të vinin dhe të investonin në vendin tonë. Por Vlad Kosta që humbi 7 vila pa leje, ka publikuar së fundmi një video nga momenti i shembjes së vilave krahas së cilës shkruan se kemi një kryeministër që prish, dhunon, minon pasuritë e shqiptarëve dhe pa pikën e turpit kërkon investitorë të huaj që të investojnë në Shqipëri.
 
 
“Dëgjova dje në një bisedë me forumin ekonomik nga Kryeministri: se duhet të investojnë të huaj në Shqipëri…! Kemi një kryeministër që PRISH, DHUNON, MINON pasurinë që mezi është vënë nga bijtë e tij!…dhe pa pikën e turpit kërkon investitorë të huaj…! Si të zë vendi…’, shkruan Kosta
 
 
Duket se mungesa e ‘përkëdheljes’ së pushtetit e ka lënduar këtë herë Kostën, i cili më parë është përmendur dhe për skandale të tjera që janë toleruar. Njëri prej tyre lidhet me disa kate shtesë që janë ndërtuar pa leje në kullës “Sky Tower” me miratimin e Bashkisë Tiranë gjatë kohës së Erion Veliajt. Ai ka dëshmuar në SPAK për hetimet ndaj Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ndërsa “Sky Tower” është një nga godinat ku kompania e Xoxës, Harabel, ka zyrat e saj./tvanews
XS
SM
MD
LG