Lidhje


410 mijë euro për mikun i.zraelit të Ramës: Pjerin Ndreu jep tenderin e dyshimtë në Lezhë

Në Bashkinë e Lezhës, tenderat publikë vijojnë të ushqejnë dyshime të forta për klientelizëm politik. Kryebashkiaku Pjerin Ndreu duket se ka ndjekur “linjën” e partisë duke orientuar fondet drejt emrave të njohur të qeverisë qendrore dhe rrethit të kryeministrit Edi Rama. Rasti më i fundit lidhet me një procedurë prej mbi 410 mijë eurosh për blerjen e mjeteve teknologjike të pastrimit, e fituar nga kompania TIMAK, ku aksioner është biznesmeni izraelit Ron Yeffet, një figurë që mediat e kanë cilësuar si “miku i Ramës”.

Pavarësisht se pushteti vendor dhe ai qendror duhet të funksionojnë të ndarë, praktika e tenderave duket se tregon të kundërtën. Ndreu është përgëzuar publikisht disa herë nga kryeministri për “punën në pastrim”, ndërsa në terren bregdeti i Lezhës po mbulohet çdo ditë nga ndërtime të paligjshme, nga Rana e Hedhur, tek Shëngjini e deri te Kune-Vain. Megjithatë, kryebashkiaku ka zgjedhur të qëndrojë neutral në këto çështje, duke ia kaluar përgjegjësitë qeverisë qendrore.

Tenderi i fundit, i finalizuar vetëm disa ditë më parë, ka pasur 3 kompani në garë. Dy prej tyre ofruan çmime të ngjashme, ndërsa njëra nuk dha fare ofertë. Firma “ALBANIA MOTOR COMPANY” u skualifikua, çka ka ngritur dyshime se procedura mund të ketë qenë vetëm një formalitet.

 

TIMAK, me ofertën 40.934.980 lekë, u shpall fituese. Ndërkohë, dokumentet zyrtare tregojnë një seri arsyetimesh të zbehta për skualifikimin e operatorit tjetër, duke forcuar perceptimin se fituesi ishte i paracaktuar.

TIMAK ka qenë prej vitesh një kompani e promovuar nga qeveria si prodhuesi i parë i automjeteve “Made in Albania”. Por fama nisi të zbehej kur u përfshi në projektet e përbashkëta me shtetin për makineri ushtarake. Pikërisht në atë periudhë kompania shtoi si aksioner Ron Yeffet-in, i cili mori 49% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër mbeti te partneri shqiptar.

Që prej asaj kohe, kompania ka nisur të fitojë tenderë publikë me ritëm të shpejtë. Rasti i Lezhës shton edhe një herë dyshimet se sa reale është konkurrenca në procedurat e tenderave dhe sa larg është ndarja e pushteteve nga ndikimi politik.

Në këtë histori, pyetja që ngrihet është e qartë: a jemi përballë një tenderi të rregullt, apo thjesht një shpërblim ndaj “miqve të qeverisë”?

XS
SM
MD
LG