Lidhje


Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë sekuestruar telefonin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë u pezullua nga detyra nën/drejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismailaj, i cili akuzohet se ka ndihmuar Ergys Agasin dhe Ermal Beqirajn për pengmarrjen e Gerond Meçes. Ky i fundit u bë i njohur si përfitues i mbi 40 milionë eurove në tenderat e AKSHI-it, së bashku me baxhanakun e kryeministrit të vendit, Edi Rama.

 

Publik.al raporton se nën/drejtori i policisë merrte rregullisht një tarifë prej 70 mijë eurosh në muaj për “suksesin” e call center-it nga “Sauksi”, si dhe shuma të konsiderueshme për bastet e paligjshme online.

 

Ismailaj frekuentonte kompleksin e ish-“Kodra e Kuajve”, sot “Equos”, ku merrte rregullisht pagesat. Ky vend njihet gjithashtu si streha dhe vendi i drekave dhe takimeve të Ergys Agasit. Po ashtu raportohet se Agasi, një natë, festoi rrumbullakosjen e shifrës 100 milionë euro të fituara nga gjobat, ryshfetet dhe veprimtaria kriminale.

 

Duket se hetimet e SPAK po prekin kupolën e lartë të Policisë së Shtetit, nisur nga faktet se struktura të policisë dyshohet se janë inkriminuar nga bandat, duke u bërë bashkëpunuese deri në pengmarrjen e Gerond Meçes dhe të ish-zv/drejtori i AKSHI-t Shima./boldnews

XS
SM
MD
LG