Lidhje


Rama kërcënon Ahmetaj nëpërmjet nomenklaturave të veta mediatike/Gafa e Ahmetajt me kontratën e lobimit, zbulon banesën ku jeton në Zvicër

Ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj, ka nënshkruar një marrëveshje lobimi në SHBA me një lobist amerikan, i cili do të përfaqësojë interesat e tij dhe të partneres se tij, Erjola Hoxha.Marrëveshja mes tij dhe lobistit amerikan Edward Stewart është nënshkruar në 25 janar të këtij viti, teksa në të thuhet se lobisti do të ofrojë shërbime për çështjet publike dhe advokaci për Ahmetajn dhe partneren e tij.Në këtë rast, Ahmetaj nuk është treguar i kujdesshëm pasi ka zbuluar edhe vendndodhjen e tij.

 

 

Në kontratën 150 mijë dollarë që ai ka firmosur me lobistin amerikan, ka zbuluar edhe vendin ku po jeton aktualisht.Në kontratë shkruhet se Ahmetaj jeton në “Viale Stefano Franscini 11 6900 Lugano, Switzerland”.

 

 

Ish-numri dy i qeverisë jeton në Zvicër, më konkretisht në Lugano, ndonëse është në kërkim./Nga Gazeta tema 

XS
SM
MD
LG