SPAK nuk ndalet, Prokuroria e Posaçme intensifikon hetimet ndaj Ballukut, prova të reja në Kuvend për arrestimin e zv/kryeministres
Saturday, 27 December 2025 21:20
Prokuroria e Posaçme po intensifikon hetimet për Belinda Ballukun, pas kontrolleve të ushtruara orët e fundit ndaj 34 bashkëpunëtorëve të saj të afërt. Gazetarja Klodiana Lala raporton se SPAK do të paraqesë në Kuvend prova të reja kundër zv/kryeministres, pasi ka kërkuar autorizim e Kuvendit për heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin.
Belinda Balluku akuzohet për abuzime me tenderat duke paracaktuar fituesit në disa raste, nga tuneli i Llogarasë tek Unaza e Madhe, por edhe në projekte energjetike.
Abuzimet e Ballukut, sipas Prokurorisë së Posaçme arrijnë në miliona euro, dëme këto ndaj buxhetit të shtetit./ballkanweb