Lidhje


“Antiterrori” humb betejën ligjore ndaj aktivistit që denoncoi lidhjet e politikës me I.zraelin

Baki Goxhaj, aktivist dhe programues nga Vlora ka bërë një denoncim publik në rrjetet e tij sociale, ku tregon se Drejtoria e Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, e ka kallëzuar për veprën penale “Nxitje të Urrejtjes dhe Grindjes”.

 

Sipas Goxhaj, e gjitha lidhet me disa postime të tij në rrjetet sociale, ku ka denoncuar politikanë dhe mbështetës së Izraelit që ndodhen në parlamentin shqiptar, gazetarë që sipas tij bëjnë pjesë në makinerinë propagandistike të izraelit, dhe një reagim ndaj shkrimtarit Ben Blushi, për përdorimin e termit 'islamik' në vend të atij 'mysliman' si term denigrues.

 

Aktivisti thekson se monitorimi i rrjeteve të tij sociale ka nisur vetëm pasi ai ka bërë një kallëzim penal për “kriminelin e luftës, kryerabinin e Shqipërisë, Yoel Kaplan” sikur vetë citon në postim.

 

Në akuzën e ngritur thuhet: "Nga këqyra e të dhënave në internet rezulton se në profilin e tij, ku ai prezantohet si programues, aktivist dhe shpreh hapur mbështetje për Palestinën, janë publikuar një sërë postimesh dhe komentesh gjatë periudhës tetor-dhjetor 2025 me përmbajtje polemike, nxitëse dhe denigruese të lidhura me çështje fetare, politike dhe ndërkombëtare."

 

Por çështja nuk ka kaluar për gjykim, pasi prokurorja e çështje Alba Meta e ka pushuar duke argumentuar se ka mungesë elemetësh të veprës penale.

 

E gjithë ngjarja nxjerr në pah mënyrën që përdor “Drejtoria e Antiterrorit” për të heshtur zërat e lirë që përpiqen të thonë diçka./JOQ

 

*Ky material është ripublikuar nga burime të hapura dhe shërben vetëm për informim. Qëndrimet e shprehura nuk janë domosdoshmërisht të redaksisë.

XS
SM
MD
LG