Lidhje


S’ka më pagesa pa limit, hyn në fuqi tavani 500 mijë lekë për pagesat "në dorë"

Për të blerë një automjet, apartament, apo çdo mall e shërbim tjetër të kushtueshëm, shqiptarët nuk mund të paguajnë më në dorë të gjithë shumën, pavarësisht se sa e lartë mund të jetë ajo. Nga 1 janari, për pagesat “cash” është vendosur një tavan. Qytetarët do mund të paguajnë në dorë maksimalisht 500 mijë lekë. Por Shoqata e Bankave është kundër.

 

Ndërkohë deri në fund të qershorit 2026 të gjithë bizneset në fushën e turizmit dhe të transportit duhet të pajisen me terminalin POS për të bërë pagesa me kartë dhe deri në fund të vitit të ardhshëm e gjithë sipërmarrja duhet të ketë këtë alternativë. Por shoqata e bankave ka rezerva për afatet. 

 

Maqedonia e Veriut është një prej vendeve që ka miratuar një normë tavan prej 500 eurosh për pagesat në dorë. Aktualisht, legjislacioni shqiptar përmban kufizimin për pagesat kesh vetëm për bizneset të cilat janë të fiksuara në maksimalisht 150 mijë lekë/ TpZ

XS
SM
MD
LG