Lidhje


KPP rrëzon Arlindën e OBP-së/ Gjici ja mer punën nga duart Inertit të Lali Erit

Në një tjetër episod të zinxhirit të gjatë të aferave me tendera publikë, Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka shfuqizuar vendimin e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), drejtuar nga Arlinda Pogaj, që shpalli fituese kompaninë “INERTI” sh.p.k në një procedurë me vlerë 296 milionë lekë pa TVSH për ndërtimin e kompleksit të poligonit të qitjes dhe palestrës për forcat speciale të Burgjeve.

 

Vendimi nr. 11, datë 06.01.2026 i KPP-së, i përbërë nga Fiorent Zguro (nënkryetar), Anila Malaj dhe Kreshnik Ternova, ka pranuar pjesërisht ankesën e disa operatorëve ekonomikë dhe ka shfuqizuar tërësisht rezultatin e tenderit të zhvilluar nga OBP, duke detajuar një sërë shkeljesh procedurale dhe parregullsish flagrante në vlerësimin e ofertave. Duket se Safet Gjici është rikthyer fuqishëm me firmën e tij ‘Kevin Konstruksion’ në tendera publik. KPP-ja një nga institucionet që bëhet pazar ditën për diell duket se tenderin ja jep paguesit më të parë kesh!

 

Megjithatë KPP vëren se skualifikimi masiv i 13 operatorëve dhe fitorja e paracaktuar e “INERTI” ishte e paracaktuar nga ‘virgjëresha e korrupsionit’ Arlinda Pogaj dhe se ne kishim paralajmëruar se Inerti kishte parapaguar tek bashkëshorti i Pogajt! Por planet u fundosen nga pazare me të forta në KPP.

Tenderi, me numër reference REF-60262-09-03-2025, u zhvillua në 19 shtator 2025 me pjesëmarrjen e 14 kompanive.

XS
SM
MD
LG