Lidhje


Mashtronin me çmimet e shtëpive, Tatimet kapin mat agjencitë imobiliare më të mëdha në Shqipëri

Tregu i imobiliareve në Shqipëri, i cili prej kohësh është kthyer në një makth për qytetarët për shkak të çmimeve të kripura jashtë çdo realiteti ekonomik, është tronditur këtë të martë. Inspektorët e Tatimeve kanë mësyrë në zyrat e 9 agjencive më të mëdha në vend, duke zbuluar një skemë të frikshme mashtrimi dhe evazioni.

Sipas njoftimit zyrtar, agjencitë imobiliare nuk kanë kursyer asgjë: nga fshehja e vlerës reale të shitjes së apartamenteve, e deri te mbajtja e punonjësve në të zezë. Në fokus të kontrollit ka qenë pikërisht diferenca mes asaj që qytetarët paguajnë për një shtëpi dhe asaj që deklarohet në shtet.

 

Aksioni nuk ka kaluar me një thjesht një gjobë. Strukturat e specializuara kanë sekuestruar të gjithë kompjuterët dhe serverat e këtyre agjencive. Burime bëjnë me dije se brenda tyre janë gjetur prova të pakontestueshme se si bëhej evazioni me çmimet e shitjeve dhe fshehja e faturave fiskale.

"Nga informacioni i marrë në njësitë kompjuterike rezulton se ka evazion tatimor në lidhje me çmimet e shitjeve të apartamenteve", konfirmojnë Tatimet.

 

Përveç mashtrimit me pronat, këto agjenci që qarkullojnë miliona euro, rezulton se i paguajnë punonjësit e tyre me paga qesharake në bordero, ndërsa pjesën tjetër ua japin në dorë, duke u vjedhur pensionet dhe sigurimet.

Po ju, keni pasur raste kur agjencitë ju kanë kërkuar pagesa nën dorë apo vlera të tjera nga ato të kontratës? Na shkruani në inbox!

XS
SM
MD
LG