Lidhje


Shqiptarët popull që vriten për radhën /dënohet me 6 vite e 8 muaj burg ish-efektivi Arbër Sula

Ish-efektivi i policisë, Arbër Sula është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për vrasje nga Gjykata e Tiranës.Sula qëlloi me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen 29-vjeçarit Jurgen Duka, e gjitha kjo pas një sherri në marketin e lagjes për çështjen e radhës, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.

 

 

Gjykata vendosi dënim me 10 vite burg për Dukën, i cili përfiton 1/3 uljes së dënimit, duke rezultuar në 6 vite e 8 muaj burg.Në kamerat filmike të publikuara në atë kohë, Duka dhe Sula u panë teksa konfrontoheshin me fjalë pranë arkës së marketit, pasi 29-vjeçari hyri për të paguar pa radhë. Sherri degjeneroi në përdorimin e armës nga polici që ishte jashtë shërbimit.

 

 

"Deklarimin fajtor të të pandehurit A. S për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij 10 (dhjetë) vite burgim./Nga Gazeta tema

XS
SM
MD
LG