Mot i paqëndrueshëm në orët në vijim, Mbrojtja Civile apel për kujdes
Wednesday, 28 January 2026 23:09
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar për kushte të paqëndrueshme atmosferike gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme në disa qarqe të vendit.
Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, priten reshje shiu, lokalisht intensive, të shoqëruara me shtrëngata.
Autoritetet kanë kërkuar rritje të gatishmërisë nga strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet vendore e qendrore, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.