Të dhënat e shqiptarëve në rrezik? - Izraeli “zbarkon” në Shqipëri: 100 milionë euro për Data Center
Izraeli planifikon të ndërtojë në Shqipëri një qendër të madhe të dhënash (data center) me një vlerë investimi prej rreth 100 milionë euro, raportoi sot media izraelite Globes. Projekti konsiderohet strategjik dhe synon krijimin e një infrastrukture moderne për ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave, duke zgjeruar praninë teknologjike izraelite në rajonin e Ballkanit.
Sipas medias izraelite, qendra e të dhënave do të realizohet nga kompani izraelite të specializuara në teknologji të avancuara dhe siguri kibernetike, ndërsa pritet të përmbushë standarde të larta ndërkombëtare sigurie dhe eficience energjetike. Investimi parashikohet të krijojë vende të reja pune, të nxisë transferimin e njohurive teknologjike dhe të forcojë rolin e Shqipërisë si destinacion për investime digjitale në rajon.
Raportimi thekson se ky projekt vjen në një kohë kur Shqipëria po kërkon të pozicionohet si nyje rajonale për infrastrukturë digjitale dhe shërbime të të dhënave, ndërsa për Izraelin përfaqëson një zgjerim strategjik të kapaciteteve të tij teknologjike jashtë vendit. Ndërkohë, ndërtimi i një qendre të tillë ngre edhe çështje të ndjeshme mbi sigurinë e të dhënave dhe mbikëqyrjen institucionale, duke qenë se data center-at konsiderohen infrastrukturë kritike me rëndësi të veçantë strategjike.
Marrë nga Globes, shkrimi i plotë këtu!