“70% e shqiptarëve kanë lidhje jashtë martesore”- dedektivja Lili
Friday, 09 February 2024 20:19
Detektivja private Shkënda Lili, ishte këtë të premte në “Good Morning Albanians” ku tha se 70% e shqiptarëve kanë marrëdhënie jashtë martesore. Ajo tha se shpesh klientët kërkojnë që të hetojnë të dashurin edhe kur dyshojnë për flirte. “Lidhje jashtëmartesore kanë thuajse 70% e popullsisë në Shqipëri. Klientet e mia shumica e quajnë edhe flirtin tradhti. Në fakt një flirt apo një frekuentim njëherë në ca kohë në mendimin tim nuk quhet tradhti. Tradhti quhet në momentin kur dikush ka një marrëdhënie për një kohë të gjatë paralele dhe që kontribuon te kjo marrëdhënie”,-tha Shkënda Lili.
Nga Euronews.al