Lidhje


Grip apo Covid? Virologu: JN1 mund të qarkullojë edhe në Shqipëri, ngjan shumë me gripin

Grip apo Covid? Kjo është pyetja që ka munduar jo rrallë qytetarët këtë sezon pasi klinika shumë e ngjashme ka bërë konfuz shpesh edhe mjekët. Ndonëse nuk ka të dhëna zyrtare sepse mungon ende sekuencimi gonomik, nënvarianti i Covid “JN1” , mund të jetë prezent edhe në Shqipëri dhe ky nënvariant, sipas virologut, Andi Koraqi, ka klinikë shumë të ngjashme me gripin. “Duke u bazuar në statistikat e vendeve fshinj ku JN1 është prezent, por nuk është dominues mund të themi që mund të jetë prezent edhe në Shqipëri. Viroologët thonë se nuk ka dallim nga klinika ndërmjet gripit dhe JN1-shit”.

 

Nisur nga sëmundshmëria shumë e ashpër, shpesh dëgjojmë edhe për mbivendosje infeksionesh virale por virologu mendon ndryshe.  “Nuk ka mbivendosje të infeksioneve, pra grip dhe Covid”.

 

Imuniteti që lë vaksina anti-covid zgjat deri në 8 muaj e për pasojë mjekët nuk përjashtojnë mundësinë e formave të rënda nga ndonjë mutacioni i mundshëm i këtij nënvarianti.

 

Në një popullatë që është e pavaksinuar, por edhe në një popullatë që i ka kaluar afati i vaksinimit, virusi pëson vazhdimisht mutacione duke rënduar klinikën e të sëmurit".

 

Nënvarianti JN1  është edhe në fokus të OBSH për shkak të infektueshmërisë më të lartë se Omicron por për momentin jo dominues në Europë, veçse ne Amerikë./Nga rtsh.al

XS
SM
MD
LG