Lidhje


Rënie e papritur e kërkesës për prona në Vlorë: Italianët tërhiqen

Fillimi i vitit 2026 ka sjellë një kthesë të papritur për tregun e pasurive të paluajtshme në qytetin e Vlorës, duke shënuar një rënie të ndjeshme të kërkesës si për blerjen e apartamenteve, ashtu edhe për dhënien e tyre me qira.

 

Ky ngadalësim ka vënë në lëvizje vëzhguesit e tregut, të cilët raportojnë se qyteti bregdetar po përballet me një fazë "ftohjeje" pas një periudhe të gjatë rritjeje intensive. Sipas ekspertëve të fushës imobiliare, shkaku kryesor për këtë pasivitet lidhet drejtpërdrejt me problematikat e infrastrukturës në qytet, të cilat po ndikojnë negativisht në vendimmarrjen e investitorëve dhe blerësve të mundshëm.

 

Një tjetër element shqetësues për tregun vendas është rënia e numrit të shtetasve të huaj që zgjedhin Vlorën për të investuar kapitalin e tyre. Vihet re një tërheqje e dukshme e shtetasve italianë, të cilët historikisht kanë përbërë grupin kryesor të blerësve të huaj në bregdetin e Vlorës. Kjo rënie e interesit nga ana e tyre po krijon një vakum në tregun e shitblerjeve, duke detyruar agjentët të rishikojnë strategjitë e tyre për tërheqjen e kapitalit të huaj në zonat urbane të qytetit./joq

XS
SM
MD
LG