Lidhje


E FUNDIT/ I gjithë shteti në shërbim të një njeriu - PS shpall ata që  GJKKO nuk i pezullon dot më nga detyra!

 

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka prezantuar një nismë ligjore për ndryshimin e nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, që lidhet me pezullimin nga detyra të të zgjedhurve nga elektorati. Sipas propozimit të qeverisë, listës së subjekteve që nuk mund të pezullohen nga detyra me vendim gjykate do t’i shtohen edhe shtatë funksione të reja: kryeministri, zëvendëskryeministri, ministrat, presidenti, Avokati i Popullit, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

 

Manja theksoi: “Është një nismë që synon të plotësojë një boshllëk ligjor në nenin 242, paragrafi 2, të Kodit të Procedurës Penale. Ky nen ka të bëjë me masat ndaluese që parashikon Kodi i Procedurës Penale. Në pikën 1 sqarohet kompetenca që ka gjykata në caktimin e masave ndaluese, pezullimi nga detyra, që është një masë gjyqësore që garanton hetimin dhe ndalimin e ushtrimit të një veprimtarie. Jemi te e para. Në pikën 2 thuhet: ‘Masa e pezullimit nga detyra. Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral’.”

 

“Referuar kodit zgjedhore, zgjidhet anëtarët e këshillit bashkiak, deputetët dhe kryetarët e bashkive. Ne propozojmë që n pikën 2 të shtohet rrethi i subjekteve që nuk mund të jepet si masë pezullimi nga detyra, shtohet me presidentin, Avokatin e Popullit, kryeministrin, zv,kryeministri, ministrat, anëtarët e GJK dhe kryetarin e KLSH.

 
 

Jemi referuar strikt Kushtetutës, këta janë institucione që burojnë nga Kushtetuta dhe përbëjnë shtyllat kryesore të shtetit. Janë themelet e shtetit demokratik. Qëllimi ndërhyrës është garantimi i funksionimit normal dhe pandërprerë dhe kushtetues të institucioneve duke ruajtur kompetencat e prokurorisë dhe gjykatave. Ndryshimi nuk synon të kufizojë juridiksionin penal dhe as te krijojë paprekshmëri individuale, për të vendosë balancë ndërmjet ushtrimit të funksioneve kushtetuese”, tha Ulsi Manja.

 

Kodi i procedurës penale, nen 242

 

Si është:

 

“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”.


Si bëhet: 

 

“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral përfshi, Presidentin e Republikës, Kryeministrin, zv.kryeministri, Anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese”.

XS
SM
MD
LG