Lidhje


Italianët: Turizmi dentar italian drejt Shqipërisë, mbi 500 milionë euro humbje për ne

Tregu italian i stomatologjisë arrin mbi 10 miliardë euro në vit nga shpenzimet private të familjeve, duke e vendosur pas barnave si sektori i dytë më i madh i shpenzimeve shëndetësore nga xhepi. Megjithatë, një pjesë në rritje e pacientëve po kërkon trajtime jashtë vendit, kryesisht për implantet dhe protezat, duke shpenzuar mbi 500 milionë euro në vit jashtë Italisë. Shqipëria ka dalë si destinacioni kryesor, duke ofruar kosto deri 70% më të ulëta se në Itali, ndërsa Kroacia ka humbur avantazhin e saj për shkak të rritjes së çmimeve pas hyrjes në BE.

 

Rritja e turizmit dentar ka ndryshuar profilin e pacientëve italianë, që tani janë më të rinj dhe kërkojnë procedura komplekse si rehabilitimi i plotë i harkut dentar. Familjet me të ardhura mesatare e shohin këtë si një zgjedhje ekonomike, duke përfshirë udhëtimin dhe akomodimin, që shpesh kushtojnë më pak se 100 euro me fluturime me kosto të ulët. Sistemi kombëtar dentar italian mbulon shumë pak shpenzime publike, vetëm 0.07% të shpenzimeve shëndetësore, duke lënë pacientët të paguajnë nga xhepi pjesën më të madhe të trajtimeve.

 

Megjithatë, rritja e shpejtë e sektorit jashtë vendit ka krijuar edhe rreziqe, pasi operatorë të pakualifikuar ofrojnë shërbime me cilësi të diskutueshme. Ekspertët paralajmërojnë për verifikimin e certifikimeve, materialeve dhe garancive para se të zgjedhet një klinikë jashtë vendit. Për sektorin italian, kjo largim i pacientëve shton presion konkurrues mbi një industri që punëson mbi 60,000 profesionistë dhe përballet me shpenzime reale të ulëta të familjeve./joq

XS
SM
MD
LG