Shqipëria niset drejt Gazës! Maroku dhe Greqia bashkohen me Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për “paqen” mes Izraelit dhe Hamasit
Shqipëria, së bashku me Marokun dhe Greqinë, do t’i bashkohen Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Rripin e Gazës, një mision shumëkombësh i krijuar për të mbikëqyrur vijat aktuale të armëpushimit dhe çështje të tjera kufitare midis Izraelit dhe Hamasit gjatë fazës së dytë të armëpushimit, njoftojnë mediat izraelite, përfshirë The Jerusalem Post.
Forca ka marrë mandatin për të mbikëqyrur paqen, pa pritur të hyjë në përballje të drejtpërdrejtë me Hamasin, ndërsa Indonezia pritet të nisë vendosjen e trupave të saj në prill, me rreth 1,000 ushtarë që synohet të arrijnë në rreth 8,000 deri në qershor sipas raporteve të Associated Press.
Për momentin nuk ka detaje të sakta se kur dhe me sa kontingjent do të kontribuojnë Shqipëria, Maroku dhe Greqia, por lajmi shënon një përfshirje të dukshme të vendeve jashtë Lindjes së Mesme në misionin e stabilizimit të situatës në Gaza, një hap që vjen në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për të ruajtur armëpushimin dhe për të evituar përshkallëzime të reja të konfliktit.